E diel, 27 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeAmerika është një markë universale, tani e kemi rrezikuar me tarifatSinjali

Amerika është një markë universale, tani e kemi rrezikuar me tarifatSinjali

Një prej mbështetësve kryesorë të presidentit amerikan Donald Trump dhe një ndër megadonatorët e Partisë Republikane, Kenneth Griffin, ka kritikuar ashpër 78-vjeçarin për mënyrën si po menaxhon ekonominë amerikane.

Shkak për këtë pakënaqësi duket të jetë lufta tregtare e nisur nga Trumpi dhe pasojat që ajo ka lënë në ekonominë globale, çka ka bërë që edhe mbështetësit e tij më të mëdhenj të fillojnë të humbin durimin.

Në një samit ekonomik të mbajtur në Uashington, Griffin u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë qenë më shumë se sa thjesht një komb – ishin një markë globale që përfaqësonte kulturën, fuqinë financiare dhe ushtarake të Amerikës. Sipas tij, kjo markë tashmë është dëmtuar rëndë.

“Shtetet e Bashkuara ishin më shumë se thjesht një komb. Ato ishin një markë. Një markë universale, qoftë për kulturën tonë, fuqinë financiare, fuqinë ushtarake… Amerika ishte ngritur përtej të qenit thjesht një vend… dhe tani ne po e dëmtojmë atë markë,” tha ai.

Themeluesi i një prej fondeve më të mëdha të investimeve në botë paralajmëroi se investitorët janë gjithnjë e më të shqetësuar për të ardhmen e investimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për investimet në obligacionet shtetërore, për shkak të politikave tregtare të administratës Trump.

“Nëse mendoni për mënyrën si silleni si konsumatorë, sa herë blini një produkt me një markë të njohur sepse i besoni asaj marke? Në tregjet financiare, asnjë markë nuk mund të krahasohet me markën e obligacioneve shtetërore amerikane – fuqia e dollarit amerikan dhe forca e kreditit të obligacioneve amerikane. Asnjë markë nuk i afrohet kësaj. Dhe ne këtë markë e kemi vënë në rrezik,” theksoi ai.

Obligacionet amerikane kanë qenë tradicionalisht streha më e sigurt për investitorët globalë, por muajt e fundit kjo besueshmëri ka pësuar goditje. Si pasojë e përshkallëzimit të luftës tregtare, investitorët kanë nisur të tremben për një dëm të mundshëm të parikuperueshëm në ekonominë dhe reputacionin amerikan.

Griffin krahasoi dëmtimin e reputacionit të Amerikës me atë të një marke të njohur që përballet me skandale.

“E dini, mund të blini një fustan të ngjashëm pa emër për më pak para, por ju dëshironi një fustan për të cilin jeni të bindur se nuk do të shpërbëhet për dy javë. Mund të kalojë një kohë shumë e gjatë – shumë e gjatë – për të pastruar njollën nga një markë,” tha ai.

Në fund, miliarderi theksoi se presidenti dhe kabineti i tij duhet të veprojnë me kujdes për të riparuar dëmin e shkaktuar.

“Presidenti, sekretari i Thesarit dhe sekretari i Tregtisë duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm se kur keni një markë, duhet të silleni në një mënyrë që ta respektojë dhe forcojë atë markë. Sepse kur njollosni një markë të tillë, riparimi i dëmit të shkaktuar mund të zgjasë gjithë jetën,” përfundoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT