E enjte, 22 Maj, 2025
spot_img
HomeTeknologjiAMD sfidon Nvidian me kartën e re grafike buxhetore me 16GB VRAM

AMD sfidon Nvidian me kartën e re grafike buxhetore me 16GB VRAM

AMD prezantoi zyrtarisht kartën më të fundit grafike Radeon RX 9060 XT në Computex duke konkurruar me produktet e reja të Nvidia në segmentin buxhetor.

Konkretisht do të vihet përballë RTX 5060 dhe RTX 5060 Ti ndërsa AMD do të shesë dy variante të kartës grafike me 8GB ose 16GB VRAM.

Të dy modelet do të jenë në shitje më 5 Qershor ku varianti 8GB kushton 299 dollarë dhe versioni 16GB kushton 349 dollarë.

Lançimi vjen pasi Nvidia vendosi të shesë një kartë grafike moderne me vetëm 8GB VRAM në 2025. Debati i kartave grafike me 8GB VRAM ka nisur prej disa muajsh veçanërisht përballë video lojërave të fundit të cilat kanë kërkesa të larta për memorie.

RX 9060 XT vjen me 32 bërthama RDNA 4, frekuencë prej 3.13Ghz dhe mbështetje për DisplayPort 2.1a dhe HDMI 2.1b. Bordi i saj konsumon mes  150 deri në 182 vat në varësi të modeli.

AMD pretendon se modeli 16GB i RX 9060 XT është 6 përqind më i shpejtë sesa RTX 5060 Ti me rezolucionin 1440p bazuar në 40 lojëra të testuara nga vetë kompania.

Nga ana tjetër presim të shohim sesi RTX 5060 do të konkurrojë pasi u lançua ditën e djeshme pa asnjë analizë të disponueshme. /PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT