E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeTeknologjiAMD nxjerr në shitjet kartat e reja grafike për të konkurruar me...

AMD nxjerr në shitjet kartat e reja grafike për të konkurruar me Nvidia RTX 50 Seires

Vendimi i AMD për të filluar lançimin e gjeneratës së re RDNA 4 të kartave grafike me segmentin e mesëm duket sikur është në kahun e kundërt me atë çfarë Nvidia ka bërë tradicionalisht.

Kartat grafike RTX 5090 dhe RTX 5080 të segmentit të lartë lançuar në CES 2025 po shiten me ritme të kënaqshme pavarësisht çmimeve të tyre absurde. Nëse gjeni në stock një model të tillë do të ishit prej blerësve më me fat.

Pak ditë më parë lançoi RTX 5070 Ti, kartë e cila pavarësisht se kënaq nevojat e konsumatorët për performancë në çmime më të ulëta, kostoja e saj mbetet e lartë më afër kufirit të 1,000 dollarëve.

Tani AMD ka reaguar me Radeon RX 9070 dhe Radeon RX 9070 XT që dalin në shitje më 6 Mars dhe kanë shansin të ofrojnë një konkurrencë serioze përballë Nvidia.

Bazuar në informacionet e bëra publike nga AMD, kartat grafike tregojnë një performancë mjaft serioze në 4K dhe 1440p. RX 9070 do të shitet për 549 dollarë dhe RX 9070 XT për 599 dollarë në momentin e debutimit.

Kartat grafike konkurruese janë RTX 5070 që shitet për 549 dollarë dhe 5070 Ti për 749 dollarë. Përveç rritjes së performancë, një prej pikave të forta të këtyre kartave grafike është teknologjia Fidelity FX Super Resolution 4 (FSR4). Ndryshe nga gjeneratat e kaluara, këtë version teknologjia mbështetet në machine learning njëlloj si Nvidia DLSS.

AMD pretendons e 9070 XT mund të operojë Space Marine 2 me 53 fps në 4K ndërsa me FSR të aktivizuar performanca rritet në 182 fps. Është një nivel performance i ngjashëm me seritë RTX 50. Aktualisht FSR mbështet 30 tituj.

Ndërsa të dy modelet vinë me 16GB VRAM, RX 9070 XT bën punë më të mirë me ekranet 4K 240Hz falë 64 bërthamave RDNA 4, 64 akseleratorëve ray tracing dhe 128 askeleratorëve harduerik AI.

RX 9070 nga ana tjetër ka 56 bërthama dhe akseleratorë RT dhe 112 njësi AI. 9070 XT konsumon më tepër energji prej 304W ndërsa modeli standard 220W. Kjo sepse ka 500Mhz më shumë frekuencë.

Interesant është fakti se AMD krahason kartat e reja grafike me RX 7900 GRE e cila kushton 549 dollarë dhe krijuar specifikisht për tregun Kinez. AMD thotë se RX 9070 XT është 51 përqind më e shpejtë sesa Radeon 6900 XT në 30 tituj në 4K. Raportohet se është 26 përqind më e shpejtë se RTX 3090 për të njëjtët tituj.

Sa i takon RX 9070, AMD thotë se është 38 përqind më e shpejtë sesa RX 6800 XT dhe 26 përqind më e shpejtë sesa RTX 3080. Natyrisht AMD do ti kishte krahasuar me seritë RTX 40 por vlerat e rritjes së performancës nuk do të kishin qenë aq të larta.

Përtej gaming, AMD thotë se motori i ri media i RDNA 4 enkodon përmbajtje H.264 për cilësi më të lartë imazhi dhe suporton enkodim dhe dekodim 8K/80fps. Sa i takon AI, RX 9070 XT është 34 përqind më e shpejtë sesa RX 7900 GRE.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498