E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Ambulanca u vonua shumë”, zbulohet deklarata e rreshterit në rastin e të...

“Ambulanca u vonua shumë”, zbulohet deklarata e rreshterit në rastin e të riut në Lipjan

Një nga pesë të dyshuarit për vdekjen e Agon Zejnullahut, në Lipjan, është rreshteri Ibrahim Nela.

Në dosjen e Prokurorisë të cilën e ka siguruar Klankosova.tv, Nela ka treguar momentet e para kur ai bashkë me kolegët e tij, e panë në rrugë 27-vjeçarin tashmë të ndjerë.

“Në momentin kur kemi mbërritur në lokacion, zyrtari policor Albiani ka qenë duke drejtuar veturën e policisë dhe e ka pasur dritaren e hapur dhe aty kemi vërejtur personin Agon Zejnullahu, i cili sapo na ka vërejtur është nisur në drejtim tonin dhe ne kemi dashur ta pyesim se çfarë ka ndodhur apo çfarë ka, por i njëjti ka filluar të fyejë me fjalë, por nuk jam i sigurt çfarë fjalë ka përdorur e më pas me dorë ka hapur derën e parë të shoferit dhe në momentin që Albiani e ka vërejtur se i njëjti po dëshiron të sulmojë apo godasë, ka vazhduar ma automjet për 300 metra përpara dhe jemi ndalur”, tha rreshteri gjatë intervistimit, njofton Klankosova.tv.

Tutje, gjithmonë sipas deklaratës së Nelës, kolegu i tij Albani është detyruar të përdorë sprejin lotsjellës, pasi siç ka thënë ai, Zejnullahu tentoi t’i sulmonte ata.

Rreshteri Nela ka thënë poashtu se ai bashkë me kolegët e tij gjatë gjithë kohës kanë komunikuar me tashmë të ndjerin, Zejnullahu, dhe nga ai kishin kërkuar të qetësohej, dhe siç ka deklaruar ai, në të njëjtën kohë kanë ftuar ambulancën dhe një njësi tjetër policore për asistencë.

Në dosjen e Prokurorisë më tej thuhet se rreshteri ka treguar se si Zejnullahu ishte i ushtruar fizikisht dhe ka pasur forcë shumë të madhe.

Poashtu, sipas Nelës, pasi ia kanë vendosur prangat tashmë të ndjerit, kanë tentuar ta ngritin për ta ulur, por në atë moment e kanë vërejtur se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.

Ajo çka bie në sy të ketë deklaruar Rreshteri, është se, gjithnjë sipas tij, ambulanca ndonëse e ftuar në kohë, ishte vonuar shumë.

Poashtu, Nela ka deklaruar se pasi Zejnullahu ishte vendosur në autoambulancë, mjekët i njoftuan se ai nuk kishte më shenja jete./Klankosova.tv.

 

 

 

The post “Ambulanca u vonua shumë”, zbulohet deklarata e rreshterit në rastin e të riut në Lipjan appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT