Thursday, January 15, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasadori William Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”

Ambasadori William Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”

Kuvendi i Komunës së Shtimes, në mbledhjen përkujtimore të mbajtur sot me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, i ka akorduar Ambasadorit William Walker titullin ceremonial dhe nderues “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”.

Ky titull, sipas njoftimit të komunës, u dha në nder të kontributit historik të Ambasadorit Walker për zbardhjen e së vërtetës mbi Masakrën e Reçakut më 15 janar 1999, si dhe në respekt të lidhjes së tij të përhershme dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e tij, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ceremonisë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, theksoi se ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.

“Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut”, u shpreh Jakupi.

Titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” përfaqëson nderimin më të lartë ceremonial që jepet nga niveli komunal dhe i dedikohet personaliteteve me ndikim historik, moral dhe njerëzor ndaj komunitetit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT