Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka njoftuar se sot ka pritur në takim të rinj nga Çashka.
Meidani ka shkruar se “këta të rinj po ndërtojnë ura mes brezit të tyre dhe institucioneve, duke sjellë frymën e përfshirjes dhe bashkëbisedimit në zemër të diplomacisë”.
“Me kënaqësi mirëprita sot në Ambasadë një grup të rinjsh nga Çashka — një trevë me rrënjë të forta dhe një brez të ri që po ngrihet me kurajë dhe ide të qarta. Të përfshirë në Akademinë Politike “Arben Xhaferi”, këta të rinj po ndërtojnë ura mes brezit të tyre dhe institucioneve, duke sjellë frymën e përfshirjes dhe bashkëbisedimit në zemër të diplomacisë”.
“Diskutuam për rolin e të rinjve në proceset vendimmarrëse, për diplomacinë si mjet ndërlidhës dhe për nevojën që ata të jenë pjesë e zhvillimeve që po marrin formë në terren. Në një kohë kur Çashka po hyn në një kapitull të ri, është inkurajuese të dëgjosh të rinj që nuk flasin vetëm për të ardhmen, por përgatiten të jenë pjesë aktive e saj”, ka shkruar Meidani./Telegrafi/