Ambasadori i BE-së, Orav: Këto zgjedhje lokale janë provë për demokracinë në Kosovë

Ambasadori i BE-së, Orav: Këto zgjedhje lokale janë provë për demokracinë në Kosovë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav theksoi se zgjedhjet lokale të 12 tetorit janë provë për demokracinë në Kosovë.

Orav në një postim në X tha se çdo votë zgjedhore ka rëndësi dhe luan një rol thelbësor në forcimin e Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik.


“Me zgjedhjet lokale që po afrojnë këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve, pa dallim etnie apo preference politike – të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Është jetike që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i qytetarëve të respektohet dhe që rezultatet të zbatohen.

Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i kësaj prove i hap Kosovës rrugë për mundësi të reja”, shkruan ai. /Telegrafi/