Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për të punuar me Kosovën drejt anëtarësimit NATO.
Këtë qëndrim ai e dha në një opinion të publikuar në Koha, ndërsa flet për sfidat e sigurisë në Europë, transmeton klankosova.tv.
”NATO ka bërë zotim afatgjatë ndaj Ukrainës se është në rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit, siç është rënë dakord nga aleatët në Samitin e Uashingtonit vitin që shkoi”.
”Ne qëndrojmë pranë këtij zotimi, ashtu siç qëndrojmë pranë dëshirës sonë për të punuar me Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit eventual në NATO”, thekson ai ndër tjera.
Tutje ai ka vlerësuar lartë edhe angazhimet e Kosovës, në mbështetjen e rezistencës së Ukrainës nga lufta ruse.
”Ne jemi krenarë që po bashkëpunojmë me Kosovën për të mbështetur rezistencën e Ukrainës”.
”Kontingjenti më i fundit i instruktorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u nis për në Mbretërinë e Bashkuar muajin që shkoi, për t’u bërë pjesë e programit për trajnimin e ushtarëve ukrainas”.
”Shumë po bëjnë shumë, por të gjithë ne duhet të bëjmë më shumë.
”Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ndajnë një neveri të thellë ndaj pushtimit të Ukrainës, një kuptim të përbashkët të implikimeve të mosveprimit, si dhe vendosmërinë për të siguruar që Putin të mos fitojë”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>