Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeLajmeAmbasadori britanik takon Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për...

Ambasadori britanik takon Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me rëndësi për bashkëpunimin institucional dhe komunitar në këtë pjesë të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se ka takuar përfaqësuesit e Lista Serbe, si dhe një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Hargreaves i përgëzoi ata për, siç thotë, rolin konstruktiv në arritjen e marrëveshjes së fundit lidhur me Ligjin për të Huajt, duke i inkurajuar ta vazhdojnë angazhimin për t’u mundësuar qytetarëve qasje në të drejtat e tyre.

“Gjithashtu isha mirënjohës për mundësinë e vizitës në Kishën e Shën Dhimitrit, ku folëm me Atë Gjordjen dhe fituam pasqyrë më të thellë në perspektivat e komunitetit lokal”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT