Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka realizuar një ngjitje simbolike në majën e Bistrës (2651m), së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që kanë diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe me ushtarë britanikë që shërbejnë aktualisht në Kosovë.
Kjo ishte maja e shtatë që ambasadori Hargreaves ngjit si pjesë e sfidës “20 majat e Kosovës” (#kosovo20peakschallenge), një iniciativë që promovon natyrën e Kosovës dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Një ditë vërtet e këndshme sot duke u ngjitur në Bistrë (2651m)… Ishte kënaqësi të bashkohesha me anëtarët e FSK-së dhe ekipin britanik në Kosovë. Një mënyrë e shkëlqyer për të përfunduar javën pas kontributit akademik të Dr. Dorian Minors nga Sandhurst në trajnimin e lidershipit të FSK-së,” shkroi Hargreaves në rrjetet sociale.
Ngjitja simbolizon gjithashtu forcimin e marrëdhënieve mes dy forcave ushtarake dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin profesional të FSK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!