Ambasadori britanik kërkon konstituimin e plotë të Kuvendit, thekson respektimin e vendimeve kushtetuese

news image

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka kërkuar kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, që ky institucion të konstituohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Hargreaves u shpreh i shpresuar që situata politike në vend të zgjidhet sa më parë.

“U dakorduam për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që të jetë e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shpresuam që situata të zgjidhet shpejt, në mënyrë që Kuvendi dhe qeveria e re të mund të vazhdojnë me punën thelbësore për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

“U pajtuam për një vizion të ardhshëm të një Kosove me mundësi për të gjithë”, shtoi Hargreaves.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/