Ambasadori britanik i merr kushërinjtë në hiking tek Malet e Sharrit: Pasuri mahnitëse e Kosovës

news image

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi se e ka kaluar fundjavën duke eksploruar në Malet e Sharrit.

Përmes një postimi në Facebook të bashkangjitur me disa fotografi, ai ka treguar se pasuritë mahnitëse natyrore të Kosovës i ka vizituar së bashku me kushërinjtë e tij.

“Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në hiking këtë fundjavë, nuk prisnim të ishim në borë të thellë! Por kjo i bëri Malet e Sharrit edhe më të bukura se zakonisht. Dhe falë Sasha Iliq – Paja dhe Labi Noti, zbuluam kishën e bukur shpellore pranë Vërbeshticës, një pasuri natyrore mahnitëse e Kosovës e cila shpresoj të ruhet gjithmonë si për komunitetet vendore ashtu edhe për vizitorët”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/