Ambasadori britanik Hargreaves: Devolli Coorporation fuqi ekonomike për Kosovën

Ambasadori britanik Hargreaves: Devolli Coorporation fuqi ekonomike për Kosovën

Në ambientet e Fabrikës “Prince Caffe” në Pejë sot erdhi një mysafir i veçantë.

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves vizitoi çdo cep të vendit ku prodhohet kafja.

Ai u prit nga themeluesi Shkëlqim Devolli me bashkëpuntorë nga kush edhe u njoftua me procesin në plotni.

Hargreaves tha për Klan Kosova se ishte i lumtur që kishte realizuar një vizitë të këtillë në një vend që përbën fuqi ekonomike për Kosovën.

Poashtu i lanë përshtypje dy elemente:

“E mrekullueshme të jem këtu sot. Më bënë përshtypje të madhe dy gjëra. E para shtetet e shumta me të cilat kjo fabrikë ka bashkëpunim me shumëllojshmërinë e kafesë që prodhon. Dhe e dyta numri i personave të punësuar. Për Kosovën është e rëndësishme të ketë kompani të këtilla me këso kapacitete”, u shpreh Hargreaves pas vizitës disaorëshe tek Devolli Coorporation.

Kujtojmë se ambasadori i Britanisë kishte vizituar edhe pikën e prodhimit të dyshekëve “Comodita” në Gjakovë ku ishte shprehur i habitur me kapacitetet e cilësinë e kësaj kompanie që është poashtu nën ombrellën e korporatës Devolli.

The post Ambasadori britanik Hargreaves: Devolli Coorporation fuqi ekonomike për Kosovën appeared first on Klan Kosova.