Ambasadori Antonini vlerëson angazhimin e ushtarëve italianë në KFOR

Ambasadori Antonini vlerëson angazhimin e ushtarëve italianë në KFOR

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Lorenzo Mangia, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Gjatë vizitës, Antonini ka takuar ushtarët e kontingjentit italian, ku përcolli mirënjohjen për përkushtimin e palëkundur të tyre në mbështetje të paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar brenda misionit të KFOR-it.

KFOR-i tha se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për të kontribuar në një ambient të sigurtë dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

The post Ambasadori Antonini vlerëson angazhimin e ushtarëve italianë në KFOR appeared first on Klan Kosova.