E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAmbasadat për Ujmanin: Britania, Franca e Italia me KFOR-in, kundër VV-së (VIDEO)

Ambasadat për Ujmanin: Britania, Franca e Italia me KFOR-in, kundër VV-së (VIDEO)

Njësitet e Specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës kryen operacionin e kërkimit të 33-vjeçarit të martën në Ujman, me leje të KFOR-it, nga kush edhe u vëzhguan për së afërmi.

Pas zhytjes në liqenin e Ujmanit disametërsh të thellë, ata arritën ta lokalizojnë trupin, raporton Klan Kosova.

E për këtë koordinim mes dy palëve, ambasadat e disa shteteve në Kosovë kanë veç lëvdata.

Ky bashkëpunim u mirëprit edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. E aftësitë e FSK-së këta i kanë përshkruar si të përsosura.

Mbështetje dha edhe ambasada e Italisë.

Por, dikush, hezitoi që në këtë operacion merita veç FSK-së, t’ju jap edhe Forcave Euroatlantike.

Madje duke përdorur metodën e kornizimit, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka në faqen e partisë nuk publikoi asnjë imazh të KFOR-it. /Klankosova.tv

The post Ambasadat për Ujmanin: Britania, Franca e Italia me KFOR-in, kundër VV-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT