Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad i ka këshilluar shtetasit e Kosovës me qëndrim në Arabinë Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman, që të bëjnë kujdes maksimal në gjendjen e rritjes së tensioneve në rajon.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj ambasade të shpërndarë nga Ministia e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thirrja vjen pasi ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.
Shtetasit e Kosovës këshillohen shtetasit e Kosovës që:
• T’i ndjekin kumtesat zyrtare dhe këshillat e autoriteteve vendore.
• Të ndjekin raportet e medieve zyrtare.
• Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.
Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.
Për raste urgjente, ju lutem kontakoni numrin urgjent të ambasadës tonë në Riad:
+966 53 750 88 35


