E mërkurë, 7 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeAmbasada gjermane për kancelarin e ri: Merz mishëron vlera tradicionale dhe vizion...

Ambasada gjermane për kancelarin e ri: Merz mishëron vlera tradicionale dhe vizion modern

Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku ka prezantuar kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ambasadës, Merz sjell me vete dekada përvoje si në arenën politike, ashtu edhe në sektorin privat. Ai vlerësohet për sfondin e tij të fortë në drejtësi dhe ekonomi, si dhe për qasjen pragmatike dhe vizionin e tij për të ardhmen.

“Që nga fillimi i karrierës së tij parlamentare në vitin 1989, Merz ka ndërtuar një rekord të shquar si në nivel evropian ashtu edhe në atë kombëtar. Me origjinë nga Sauerland piktoresk, ai mishëron një përzierje unike të vlerave tradicionale dhe vizionit modern”, thuhet në postim.

Ambasada thekson se Friedrich Merz është zgjedhur kancelar i ri vetëm 72 ditë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Njihuni me Kancelarin e ri të Gjermanisë – Friedrich Merz! Vetëm 72 ditë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Bundestagu zgjodhi Friedrich Merz si Kancelarin e ri Federal. Menjëherë pas kësaj, ai u emërua zyrtarisht nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier”, thuhet ndër të tjera në postim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT