Ambasade Gjermane në Prishtinë ka reaguar pas përkujtimit të trevjetorit të luftës në Ukrainë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga Ambasada shkruan se sot riafirmuan mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.
“Presidentja Vjosa Osmani na kujtoi fuqinë e njerëzimit në kohë lufte, ndërsa ambasadorja franceze theksoi nevojën për t’u bashkuar për sigurinë evropiane. Si pjesë e ngjarjes, ne shfaqëm “Intercepted” – një portret i qartë se si lufta i çnjerëzon ata në fushën e betejës”, shkruhet në postimin e Ambasadës.
Kujtojmë se, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, Ambasadat përkujtuan trevjetorin e fillimit të luftës kundër Ukrainës.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>