E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAmbasada e ShBA-së ua rikujton deputetëve: Afati për konstituim të Kuvendit po...

Ambasada e ShBA-së ua rikujton deputetëve: Afati për konstituim të Kuvendit po skadon

Kur kemi hyrë në 10 ditëshin e fundit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, deputetët e zgjedhur ende nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për këtë çështje.

Të enjten është mbajtur vazhdimi i 48-të i seancës konstituive, mirëpo epilogu qe i njëjtë me seancat paraprake.

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka thënë për Klankosova.tv se funksionalizimi i institucioneve shtetërore është përgjegjësi e udhëheqësve politikë.

“Vërejmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës rekomandoi konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve nga vendimi i saj, dhe kjo datë po afron. Është përgjegjësi e udhëheqësve politikë të konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, tha një zëdhënës i kësaj Ambasade për Klankosova.tv.

Aty u tha po ashtu se ShBA-ja mezi pret të punojë me qeverinë e ardhshme për stabilitet, siguri e prosperitet rajonal.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur prej kohësh zhvillimin demokratik të Kosovës dhe mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme për të çuar përpara stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal”, tha ky zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e saj të 26 qershorit, tha se deputetët kanë afat 30 ditë për konstituimin e Kuvendit. /Klankosova.tv

The post Ambasada e ShBA-së ua rikujton deputetëve: Afati për konstituim të Kuvendit po skadon appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT