E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeAmbasada e SHBA-së në Kosovë reagon për mbylljen e qendrave serbe për...

Ambasada e SHBA-së në Kosovë reagon për mbylljen e qendrave serbe për punë sociale në veri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e qendrave serbe për Punë Sociale në Kosovë.

Në reagimin e saj, Ambasada e ShBA-së shprehet e shqetësuar për këtë veprim, të cilin e ka quajtur të pakoordinuar.

“Ambasada e SHBA është e shqetësuar me mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e Ambasadës në rrjetin social “X”.

Aksioni për mbylljen e këtyre qendrave është zhvilluar të premten, njofton Klankosova.tv.

Mbyllen tri struktura paralele në veri, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

The post Ambasada e SHBA-së në Kosovë reagon për mbylljen e qendrave serbe për punë sociale në veri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498