E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeAmbasada e Kosovës në Washington shënon 17-vjetorin e pavarësisë me diplomatë amerikanë

Ambasada e Kosovës në Washington shënon 17-vjetorin e pavarësisë me diplomatë amerikanë

Ambasada e Kosovës në Shtetet  e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se e ka shënuar përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e kësaj ambasade në Facebook thuhet se përvjetori u shënua së bashku me miqtë e shumtë të mbledhur në mjediset historike të Bibliotekës së Kongresit në Washington.

“Në këtë ngjarje, ishin të pranishëm anëtarë të Kongresit, përfaqësues të lartë të administratës e institucioneve amerikane, si dhe ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në SHBA”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, thuhet se aty fjalime para të pranishmëve mbajtën  Ilir Dugolli, si dhe Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, kryetari i Nën-Komisionit për Evropë të Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, dhe kongresisti Ritchie Torres.

The post Ambasada e Kosovës në Washington shënon 17-vjetorin e pavarësisë me diplomatë amerikanë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498