E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAmbasada e Kosovës në Shkup dënon fuqishëm thirrjet antishqiptare

Ambasada e Kosovës në Shkup dënon fuqishëm thirrjet antishqiptare

Ambasada e Kosovës në Shkup, ka reaguar ndaj thirrjeve antishqiptare gjatë ndeshjes basketbollistike e cila u zhvillua të shtunën në Kumanovë, në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Në reagim thuhet se kjo ambasadë, i ka përcjellur me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë.

“Duke pasur parasysh që thirrjet e tifo grupeve të tilla janë të shpeshta dhe rëndom mbretërojnë nëpër stadiume, ne dënojmë në termat më të fuqishëm këto thirrje”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.

Tutje në këtë reagim, vlerësohet reagimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe qëndrimi i fuqishëm i faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje.

“Mjaft premtues është aktivizimi i prokurorisë dhe urojmë që autorët të i nënshtrohen pasojave juridike, duke krijuar kësisoji një trend të ndëshkueshmërisë për rastet e tilla”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup transmeton Klankosova.tv.

The post Ambasada e Kosovës në Shkup dënon fuqishëm thirrjet antishqiptare appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT