Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë, ku disa punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës, në një kantier ndërtimi në Alsergrund.
Në mesin e viktimave ka edhe nga Kosova.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Austri, e cila përmes një njoftimi konfirmon identitetin e dy viktimave.
Bëhet fjalë për Pajtim Bajrami (1990) dhe Asllan Musliun (1977).
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin. Në të njëjtën kohë, jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Ambasadës e cila u lëshua në mesnatën e së martes transmeton Klankosova.tv.


