E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeAmbasada britanike: Vendimet e Kushtetueses të respektohen dhe zbatohen nga të gjitha...

Ambasada britanike: Vendimet e Kushtetueses të respektohen dhe zbatohen nga të gjitha palët

Nesër më 8 gusht është afati i fundit i shqyrtimit të lëndës nga ana e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën Kushtetuese.

Me këtë rast, Ambasada e Britanisë së Madhe, ka thënë se kushtetuesja ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj.

Kjo ambasadë, thotë se vendimet e kushtetueses duhet të zbatohen nga të gjitha palët.

Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen”, shkruan në postimin e Ambasadës britanike transmeton Klankosova.tv.

Ditë më parë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka kërkuar tërheqjen e pyetjes së saj për Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar sqarime shtesë lidhur me çështjet e formimit të Parlamentit.

Ajo në një konferencë për media tha se arsyeja e kësaj është caktimi i Radomir Laban, si gjyqtar raportues.

Mbetet të shihet nesër se çfarë do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

The post Ambasada britanike: Vendimet e Kushtetueses të respektohen dhe zbatohen nga të gjitha palët appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT