Rrëzë maleve të Shqipërisë, aty ku buron uji i kristaltë “Lajthiza”, përpunohet me teknologjinë më moderne për të sjellë freski dhe pastërti natyrore në çdo shishe për disa dekada.
Kompania, e vendosur në zemër të Pukës, ka edhe një risi. “Lajthiza” tashmë po sjell në treg linjën e parë në Europë dhe në botë për paketimin e ujit në shishe prej 5 litrash.
Kështu bën të ditur për televizionin Klan Kosova administratori i kësaj kompanie, Thanas Siveri.
“Jemi në fazën finale të instalimit dhe marrjes në dorëzim për ambalazhim ujit 5-litërsh me format familjar, një nga teknologjitë më të avancuara dhe me kapacitete më të larta të instaluara ndonjëherë,” tha ai.
Këso lloj shishesh 5-litërshe do të prodhohen 12 mijë për vetëm një orë, sukses ky i përbashkët me kompaninë gjermane “KRONES”. Menaxheri i së cilës, Cristian Nicolae, thotë se është inovacion i llojit të parë.
“Që nga viti 2008 kompania “Lajthiza” ka filluar bashkëpunimin me kompaninë gjermane “KRONES” dhe çdo dy vite ka investuar në linja të reja. Sot është në funksion edhe linja më e re e prodhuar nga KRONES, me teknologjinë më të avancuar ErgoBloc. Ky sistem inovativ integron fryrjen, mbushjen, etiketimin dhe mbylljen e shisheve në një proces të vetëm, duke garantuar cilësi, efikasitet dhe kursim të energjisë,” theksoi Nicolae.
Sistemi është shumë funksional, i aftë të përpunojë formate dhe materiale të ndryshme shishesh, madje edhe deri në 100% PET të ricikluar.
Sipas administratorit të “Lajthisës”, falë këtij investimi, që nuk është i vetmi, kompania ka arritur një kapacitet mbushjeje prej mbi 2 milion litra në 24 orë, duke vendosur një rekord të ri në rajon.
“Kjo është faza e tretë e investimeve që ka nisur para tre vjetësh. Investimet konsistojnë në prodhimin e pijeve freskuese, ujit me vitamina, pijeve energjike dhe lëngjeve premium në ambalazhet PET dhe kanaqe,” tregoi Siveri.
Kompania disponon 9 pista ngarkimi që mundësojnë shpërndarje efikase pa nevojën e magazinimit. Ndërsa me vënien në funksion të kësaj linje, “Lajthiza” shënon një hap tjetër në industrinë e ujit në Shqipëri.
The post Ambalazhi unik “Lajthiza” me gjermanët sjell ujin 5-litërsh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.