E shtunë, 7 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAltin Rraklli jep këshilla për Sylvinhon: Duhet të Luajmë me tre sulmues...

Altin Rraklli jep këshilla për Sylvinhon: Duhet të Luajmë me tre sulmues për të fituar ndaj Serbisë

Ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Altin Rraklli, ka folur për rëndësinë e ndeshjes kundër Serbisë dhe ka dhënë këshilla specifike për trajnerin Sylvinho, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një lidhje direkte për Sport News, Rraklli theksoi se kjo sfidë është shumë më tepër se një ndeshje futbolli, duke theksuar emocionet e forta të tifozëve.

“Ky është një moment për tifozët, duhet të jetë plot stadiumi me mbështetësit tanë,” tha ai. Rraklli komentoi edhe incidentin në ndeshjen e parë në Beograd dhe u shpreh se futbolli duhet të jetë më shumë se konflikte mes fqinjëve.

Nga aspekti sportiv, ai tha se fitorja është e domosdoshme për t’u kualifikuar dhe dha një formulë të sulmit: “Mendoj se duhet të luajmë me tre sulmues — Armando Brojën dhe Mirlind Dakun në majë të sulmit, dhe Nedim Bajramin në krah.”

Me optimizëm, Rraklli përfundoi: “Kam besim te sulmi ynë dhe jam i sigurt që do të fitojmë, edhe me rezultatin 1-0.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT