E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAlternativa garon e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna, tregon Kusari-Lila

Alternativa garon e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna, tregon Kusari-Lila

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, bëri të ditur se kjo parti në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë e vetme në gjashtë komuna.

Në konferencë për media, ajo tha se në të gjashtë këto komuna Alternativa do të ketë lista për kuvende komunale.

“Në tri prej tyre do të kemi kandidatë për kryetarë të Komunave. Alternativa do të garoj me listë për asamble në komunat: Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut” tha ajo.

Kusari –Likla tha se se po punojnë që të shtrihen edhe në Komunën e Gjilanit dhe atë të Ferizajt, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Alternativa garon e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna, tregon Kusari-Lila appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT