Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmeAlpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postar

Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postar

Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi janë nderuar me pulla postare.

Siç bën të ditur Ministria e Ekonomisë, ky emetim i veçantë i pullave postare i është kushtuar alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje të jashtëzakonshme, kanë lartësuar emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai realizohet në kuadër të promovimit të pullave postare kushtuar alpinisteve Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi.

Sipas njoftimit, në ceremoninë e mbajtur në prani të dy alpinisteve, u vlerësua kontributi i tyre i jashtëzakonshëm në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes arritjeve në alpinizëm dhe ngjitjeve në majat më të larta të botës.

Gjatë ceremonisë, Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi ndanë përvojat e tyre nga ekspeditat malore, sfidat e përballuara dhe motivimin që u japin të rinjve për një jetë aktive, me disiplinë dhe afërsi me natyrën.

Pullat postare iu dorëzuan alpinisteve nga Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, e cila theksoi se përfshirja e tyre në filatelinë e Kosovës përfaqëson një vlerësim institucional për arritjet e tyre dhe njëkohësisht shërben në promovimin e vendit.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT