Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Kjo pasi që Reali, do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Levantes, ku do të tentojë të vazhdojë ecurinë pozitive.
Alonso, u pyet edhe për ceremoninë e sotme të “Topit të Artë”, ku të cilët nuk do të jenë prezent në Paris.
“Topi i Artë? Nuk më intereson, unë nuk votoj. Ne do të shohim se kush fiton, unë jam i fokusuar në ndeshjen e nesërme”, u shpreh Alonso.
Ndeshja Levante-Real Madrid, do të zhvillohet nesër në stadiumin, “Ciudad de Valencia”, në orën 21:30.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!