
Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Surpriza më e madhe është përfshirja e Kylian Mbappe pavarësisht raportimeve për shqetësime të mundshme për lëndime.
Megjithatë, lista e mungesave për shkak të lëndimeve vazhdon të rritet me shumë yje të mëdhenj, sidomos mbrojtës që nuk mund ta ndihmojnë ekipin.
Lojtarë si Eduardo Camavinga, Eder Militao, Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen, Ferland Mendy dhe Dani Carvajal nuk janë pjesë e të ftuarve.
Lojtarët e ftuar nga Xabi Alonso
Portierë: Courtois, Lunin, F. Gonzalez
Mbrojtës: Carreras, Rudiger F.Garcia, Martinez, Asencio, Valdepenas
Mesfushorë: Tchouameni, Bellingham, Guler, Cestero, Ceballos, Valverde
Sulmues: Vinicius, G.Garcia, Diaz, Rodrygo, Mastantuono, Endrick, Mbappe
/Telegrafi/


