Alonso komenton rikthimin e Bellingham, flet edhe për rivalitetin Alexander-Arnold – Carvajal

Alonso komenton rikthimin e Bellingham, flet edhe për rivalitetin Alexander-Arnold – Carvajal

Trajneri Xabi Alonso shpreson se mesfushori Jude Bellingham të rikthehet para muajit tetor, ndërsa është i lumtur për rivalitetin mes Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal për një vend në formacionin bazë.

Real Madridi të shtunën rikthehet në “aksion” përballë Real Sociedadit, me Alonson që ka kërkuar vetëm pikët e plota.


“Ky nuk është testi im i parë i madh. Secila ndeshje është e rëndësishme dhe pikët mund të jenë vendimtare në këtë rrugëtim të gjatë”.

“Mbappe është në formë të mirë, jo vetëm në mënyrë fizike por edhe psiqike. Rodrygo dhe Vinicius mund të luajnë, nuk është diçka jashtë mendjes. Duhet të jemi të qetë”.

Xabi dha lëvdata për rikthimin e mëhershëm të Bellinghamit pas operacionit që kaloi në krahë.

Jude Bellingham dhe Vini Jr

“Dua të jem optimist dhe shpresoj që të jetë gati para muajit tetor. Ka bërë disa stërvitje me grupin, por duam ta mbrojmë. Ka bërë një përpjekje të madhe, edhe pse nuk do të jetë nesër. Po e presim”.

I pyetur për garën mes Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold për vendin titullar në formacion, tekniku spanjoll nënvizoi se kjo është shumë e mirë për skuadrën.

“Gara është e shëndetshme dhe e rëndësishme në dhomën e zhveshjes. Nuk është vetëm për pozitën e mbrojtësit të krahut, por në pozitat e tjera gjithashtu. Kush do që e meriton të luajë, do të luajë”.

Reali është mysafir i Sociedadit të shtunën me fillim nga ora 16:15./Telegrafi/