Alonso i pangopur me fitoret e Realit: Duhet ende të përmirësohemi

Alonso i pangopur me fitoret e Realit: Duhet ende të përmirësohemi

Real Madridi vazhdon ecurinë perfekte nën drejtimin e Xabi Alonsos, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi këtë sezon.

“Los Blancos” triumfuan 4-1 ndaj Levantes të martën mbrëma, por trajneri spanjoll insiston se skuadra e tij nuk ka arritur ende formën më të mirë.


Kryeqytetasit spanjoll kanë marrë gjashtë fitore në po aq ndeshje në kampionat, derisa kanë edhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.

Xabi Alonso vazhdon të besoj se skuadra që ai udhëheq ka shumë punë për t’u përmirësuar.

“Duhet të përmirësohemi. Po punojmë mirë, por duhet të ndërtojmë mbi këtë dhe të përmirësohemi. Ka shumë për të përmirësuar”, tha Alonso pas ndeshjes.

Trajneri theksoi se cilësia e lojtarëve e bën më të lehtë punën në stol. “Kur ke lojtarë kaq të mirë, kaq fleksibël dhe të gjithanshëm, gjërat bëhen shumë më të thjeshta”, shtoi ai.

Një nga protagonistët kryesorë ishte Vinícius Júnior, të cilin Alonso e veçoi me fjalë të mëdha. “Vini Jr ishte shumë, shumë i mirë ndaj Levantes. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ishte një ndeshje e plotë nga skuadra, dhe Vinícius pati një performancë vendimtare”, u shpreh tekniku madrilen.

Duke u pyetur për derbin e Madridit, Alonso tha se ende nuk e kishte mendjen te rivali i qytetit. “Derbi i Madridit? Isha i përqendruar te ndeshja e sonte. Do të fillojmë të mendojmë për derbin nesër.”

Me këtë fitore, Real Madridi kryeson tabelën me 18 pikë pas shtatë javësh, pesë më shumë se Barcelona që ndjek në vendin e dytë. /Telegrafi/