20:06 / E Premte, 02 Maj 2025 / Gj. Sh
Alonso i ka tri dëshira për te Real Madridi

Xabi Alonso ka identifikuar tri blerje të mundshme në rast se e zëvendëson Carlo Ancelottin në stolin e Real Madridit në fund të sezonit.
Tashmë është konfirmuar nga media të ndryshme ndërkombëtare se Ancelotti do të largohet nga Madridi në fund të sezonit pas një kampanje zhgënjyese në të gjitha frontet.
Pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Arsenali dhe humbën në finale të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, shpresat e vetme të Ancelottit për një trofe këtë verë janë ta fitojë Kupën e Botës për Klube ose La Ligan.
Sidoqoftë, kjo duket si një mision tejet i vështirë pasi Barcelona kryeson me katër pikë më shumë se ‘Los Blancos’, që do të thotë se një sezon pa trofe është një mundësi e vërtetë nëse Madridi nuk shkëlqen në SHBA.
Me ish-mesfushorin e Madridit që po konsiderohet favoriti kryesor për t’u rikthyer tek klubi i tij i vjetër, është raportuar se ai tashmë ka identifikuar tre lojtarë të cilët dëshiron t’i marrë me vete në Spanjë.
Sipas një raportimi nga Diario AS, Alonso po planifikon të nënshkruajë me Martin Zubimendin, Florian Wirtz dhe Jonathan Tah.
Zubimendi është lidhur me një kalim tek Arsenali këtë verë, sidoqoftë, klauzola e tij e lirimit prej 50 milionë eurosh nuk është aktivizuar nga ‘Topçinjtë’.
Ëirtz, i cili aktualisht menaxhohet nga Alonso në Gjermani duket se do të shkojë diku tjetër, me Bayern Munichun që ka lëvizur me hapa të mëdhenj në garën për mesfushorin.