E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeSportAlonso e Xhaka bashkë edhe te Real Madridi!? – Indeksonline.net

Alonso e Xhaka bashkë edhe te Real Madridi!? – Indeksonline.net

09:54 / E Shtunë, 10 Maj 2025 / Gj. Sh

Dy më meritoret që Bayer Leverkusen arriti të shpallet Kampion i Gjermanis vitin e kaluar e të luftojë për titull edhe këtë sezon, janë padyshim trajneri Xabi Alonso dhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.

Bayer Leverkusen gjatë ditës së djeshme njoftoi largimin e Xabi Alonsos në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.

Tekniku spanjoll pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet si trajner i Real Madridit, ku do ta zëvendësoj Carlo Ancelottin.

Por fansa të shumtë të Realit e në veçanti ata shqiptarë kanë shprehur deshirën që së bashku me Alonson, ”Los Blancos” të nënshkruaj edhe me Granit Xhakën.

32-vjeçari për dy vite ishte shtylla e skuadrës së Leverkusenit, duke u bërë lider dhe kapiten.

Ai kishte mardhënie të shkëlqyera me Xabi Alonson ku kjo lidhje qoi në një sukses të madh për Bayer Leverkusenin, e cila arriti ta fitonte titullin e Kampionit në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë, derisa arriti edhe në finalen e Europa League, në sezonin e kaluar.

Por mosha e Granit Xhakës, 32 vite do të ishte pak problem që Reali të transferonte mesfushorin kosovar.

Ai ka kontratë me Bayer Leverkusenin dei më 30 qershor 2028, por nëse Alonso do ta dëshironte ta merrte me vete në Madrid, atëherë mund të shohim Xhakën me fanellën e Realit, e kjo padyshim do të ishte momenti më i mirë në karrierë për futbollistin kosovar./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT