Ministria e Shëndetësisë formoi Këshillin Shëndetësor, pas ankesave të fundit nëpër klinika.
Ky këshill do të përkujdeset që sistemi shëndetësor të marrë mbështetje profesionale dhe shkencore.
Në mbledhjen e parë konstituive ministri Azir Aliu tha se ky organ do t’i paraprijë zgjidhjes së problemeve në sistemin shëndetësor.
“Qëllimi është që Këshilli Shëndetësor të analizojë në mënyrë të vazhdueshme çështjet në fushën e shëndetësisë, të japë kontribut profesional në përgatitjen e projektligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe mendime dhe propozime profesionale në fusha të ndryshme që janë pjesë e veprimtarisë së Ministrisë. Diskutimi i sotëm ishte fillestar, për disa aspekte të ndryshme që gjatë periudhës së ardhshme këshilli do t’i analizojë më në detaje. Jam i bindur se do të kemi një bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm”, tha Aliu.