Aliu padit për shpifje Halitin e VV-së, e fiton rastin nga vendimi i shkallës së parë

Aliu padit për shpifje Halitin e VV-së, e fiton rastin nga vendimi i shkallës së parë

Kryetari aktual i Ferizajt dhe njëherësh kandidati i Partisë Demokratike për një mandat tjetër, Agim Aliu, ka thënë se ka fituar një padi për shpifje ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Enver Haliti.

Aliu shtoi se Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor Halitin për shpifje, duke theksuar se ky është një vendim i shkallës së parë, transmeton klankosova.tv.

”Do të paraqes një aktgjykim, i kam bërë padi për shpifje Enver Halitit, dhe tash kemi aktgjykim të shkallës së parë”.

”Është shpallur fajtor për shpifje sepse vazhdueshëm ka propaganduar, ka shpifur për vite me radhë. Dhe unë i kam bërë padi për shpifje dhe ja ku e kemi aktgjykimin”, u shpreh ai në Kanal10.

Ai theksoi megjithatë se ky vendim është dëshmi se kundërshtari i tij politik nuk ka argumente konkrete përveç “të pavërtetave dhe shpifjeve”.

The post Aliu padit për shpifje Halitin e VV-së, e fiton rastin nga vendimi i shkallës së parë appeared first on Klan Kosova.