Alexis Sanchez tregon arsyen se pse Messi dhe Ronaldo kanë fituar aq shumë Topa të Artë

Alexis Sanchez tregon arsyen se pse Messi dhe Ronaldo kanë fituar aq shumë Topa të Artë

Sulmuesi i Sevillas, Alexis Sanchez beson se dyshja Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar botën e futbollit për më shumë se një dekadë vetëm shkaku i dashurisë së madhe për këtë sport.

Sanchez ishte dikur bashkëlojtar i Messit te Barcelona, me të cilin arritën shumë suksese, ndërsa u përballë vazhdimisht gjatë asaj periudhe me portugezin.


I pyetur nëse pas kaq shumë vitesh nuk e ka humbur urinë për lojën, Sanchez u përgjigj:

“E dua këtë sport. Kam jetuar me të që kur isha 7 vjeç. Dashuria për futbollin është ajo që më shtyn përpara, njësoj si Cristiano Ronaldo, i cili është shembull absolut. Ai e kthen këtë profesion në diçka të pabesueshme. Po ashtu edhe Messi”.

Sipas tij, sekreti i suksesit të dyshes që kanë fituar së bashku më shumë Topa të Artë në histori qëndron tek pasioni i pashuar për lojën:

“Mendoj se arsyeja pse të dy kanë kaq shumë Topa të Artë është sepse e duan futbollin më shumë se çdo gjë tjetër dhe, më e rëndësishmja, nuk e kanë humbur kurrë atë dashuri”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Sanchez ka zhvilluar një paraqitje në La Liga, duke kontribuar me një asistim në proces./Telegrafi/