Alexander Isak ka gjetur golin e parë me fanellën e Liverpoolit

Alexander Isak ka gjetur golin e parë me fanellën e Liverpoolit

Alexander Isak më në fund e ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Liverpoolit, duke shënuar në ndeshjen ndaj Southamptonit në kuadër të Kupës së Ligës.

Sulmuesi suedez, i cili u transferua këtë verë në Anfield për një shumë rekord prej 150 milionë eurosh, realizoi në fund të pjesës së parë, duke treguar pse klubi vendosi të investonte shifrën më të madhe në historinë e futbollit anglez për ta marrë nga Newcastle United.


Goli i tij erdhi pas një topi të vjehdur nga një bashkëlojtar, ku Isak shfaqi instinktin e tij të qartë të sulmuesit brenda zonës për 1-0.

Festimi i tij përpara tifozëve të “The Kop” tregoi qartë emocionin dhe lehtësimin e një lojtari që pritet të bëhet lider i ri i sulmit të “Reds”.

25-vjeçari ka firmosur një kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin dhe konsiderohet si një nga bastet më të mëdha të klubit për të ardhmen. Pas largimit të disa yjeve dhe përpjekjeve për rinovimin e skuadrës, klubi e sheh Isakun si shtyllën kryesore të projektit të ri.

Alexander Isak

Ky gol i parë pritet t’i japë atij vetëbesimin e nevojshëm për të vazhduar me paraqitje të mëdha në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve./Telegrafi/