E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeSportAlexander Arnold: Cityn e Realin i mposhtëm lehtë, kjo tregon cilësinë e...

Alexander Arnold: Cityn e Realin i mposhtëm lehtë, kjo tregon cilësinë e ekipit

Ylli i Liverpoolit, Trent Alexander Arnold ka thënë se ekipi i tij po kalon nëpër një sezon fantastik.

Duke qenë në vend të parë në Premier Ligë dhe në Ligë të Kampionëve, mbrojtësi i krahut thotë se kanë pasur ndeshje të vështira, por edhe të lehta.

“Mendoj se do të fitojmë trofe të shumëfishtë. Mendoj se jemi në atë nivel, e kemi treguar këtë nivel se jemi të gatshëm të mposhtim ekipet më të mira në botë”, u shpreh ai në një intervistë për “SkySports”.

Ekipet më të mira në botë, ai i konsideron kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester Cityn, por edhe atë të Spanjës, Real Madridin.

Por, thotë se përballjet me ta ishin të lehta.

“…veçanërisht dy ndeshjet kundër Real Madridit dhe Manchester Cityt. Natyrisht se nuk janë të lehtë, por kur jeni në gjendje ta bëni ndeshjen të duket ashtu, kjo tregon cilësinë e lojtarëve dhe të ekipit. Pra, e kemi fuqinë, e dimë se jemi në gjendje të bëjmë atë. Vetëm na duhet konsistenca”.

“Gjëja më e vështirë në futboll është konsistenca. Ende s’kemi mbërritur në gjysmën e sezonit, prandaj kemi një rrugë shumë, shumë të gjatë deri në fund”, u shpreh mbrojtësi i krahut i Liverpoolit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT