E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizAleksandar Mitovski: Redaksia dhe shtëpia ime mbrëmë ka qenë cak i një...

Aleksandar Mitovski: Redaksia dhe shtëpia ime mbrëmë ka qenë cak i një sulmi

Aleksandar Mitovski nga “Infomax” njofton se mbrëmë redaksia e tij është sulmuar nga një person.

“Një idiot i partisë sapo hyri me forcë në redaksinë e “Infomax” dhe në shtëpinë time.


Gjithçka u regjistrua, sulmi, vjedhja me thyerje dhe dhuna.

Djemtë e policisë reaguan shpejt.

Për gjithçka tjetër, do ta ndjekim deri në fund”, shkruan Mitovski në profilin e tij në Facebook.

Mitevski në emisionin e incizuar pas sulmit në redaksi tha se për ngjarjen do të njoftohen të gjitha përfaqësitë e huaja diplomatike.
Ai për këtë sulm akuzon qeverinë e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT