Aleanca shqiptare, forca e dytë në Graçanicë (VIDEO)

Aleanca shqiptare, forca e dytë në Graçanicë (VIDEO)

Kandidati i vetëm shqiptar në Komunën e Graçanicës, Leutrim Ajeti, ka arritur të sigurojë 2 mijë e 635 vota në zgjedhjet lokale.

Për këtë sukses, Ajeti foli në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, duke vlerësuar pozitivisht rezultatet dhe rritjen e ndjeshme të votuesve shqiptarë në këtë komunë.

“Rezultatet janë shumë të mira, sepse për herë të parë kemi një shumëfishim të votave. Duhet të theksojmë se në vitin 2021, të gjithë shqiptarët bashkë kishin rreth 510 vota, ndërsa tani ne kemi afërsisht 2 mijë e 700, duke përfshirë edhe votat me postë. Kjo është një rritje e madhe”,  tha Ajeti.

Ai shprehu besimin se në zgjedhjet e ardhshme kjo aleancë shqiptare do të jetë fituese e padiskutueshme.

“Fitorja e parë ka qenë bashkimi i shqiptarëve atje, dhe në zgjedhjet e ardhshme shpresojmë të jemi fitues të padiskutueshëm si aleancë shqiptare”,  tha Ajeti.

The post Aleanca shqiptare, forca e dytë në Graçanicë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.