Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Osmani: Pakt mbrojtës për rrezikun që vjen nga Serbia

Bllokimi në Kuvend: Presidentja nesër i dërgon komentet në Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarëve

Presidentja Vjosa Osmani ka folur rreth paktit mbrojtës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Presidentja tha se aleancat e Kosovës, janë aleanca mbrojtëse për rreziqet që kryesisht, sipas saj, vijnë nga Serbia.

“Aleancat tona janë aleanca mbrojtëse për rreziqet që mund të vijnë nga të tjerët, në rastin tonë konkret, për Kosovën rreziku vjen nga Serbia, dhe ne natyrisht që do të vazhdojmë të fuqizojmë ushtrinë tonë me qëllim që të mbrohet çdo centimetër i territorit të Republikës së Kosovës, dhe liria e fituar me shumë mund e sakrificë”, u shpreh e para e vendit, raporton Klankosova.tv.

Në një prononcim para mediave në Samitin e Brdo-Brijunit, e para e vendit tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u ankua pikërisht për këtë aleancë.

“[Vuçiqi] mori rikonfirmimin tonë të përbashkët që kjo shënon një bashkëpunim që ka për qëllim mbrojtjen tonë dhe përgjigja ime ishte për historinë e ekzistencës tonë si komb ne asnjëherë s’e kemi sulmuar askënd, s’e kemi pushtuar askënd, por kemi mbrojtur veten, dhe do të vazhdojmë të mbrojmë vetveten”, u shpreh Osmani.

The post Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Osmani: Pakt mbrojtës për rrezikun që vjen nga Serbia appeared first on Klan Kosova.