Kandidatja e VV-së për kryeparalamnetare, Albulena Haxhiu, në konferencën për media që po e mban bashkë me nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, një ditë pasi Kushtetuesja vendosi për seancën konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se
“E ftoj opozitën të reflektojnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e ndalon votimin e fshehtë. Po të ishte aty, do të shkruhej. Me rastin e votimit të fshehtë, nëse unë si kandidate nuk i marr 61 vota, tërhiqem nga kandidatura.“, tha Haxhiu, transmeton Klankosova.tv
Kujtojmë se megjithatë, Kushtetuesja nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë, një nga pikat kyç të ngërçit në Kuvend./Klankosova.tv
The post Albulena Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem appeared first on Klan Kosova.