Albina Kelmendi rrëfen përvojën e saj personale: Kam kaluar një operacion në gji, jam ballafaquar vetë

Albina Kelmendi rrëfen përvojën e saj personale: Kam kaluar një operacion në gji, jam ballafaquar vetë

Në një intervistë në Prive By Liberta Spahiu, Albina Kelmendi ka ndarë një rrëfim të hapur dhe të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke treguar një periudhë të vështirë që përjetoi vitin e kaluar.

Në një intervistë të drejtpërdrejtë me Liberta Spahiun, këngëtarja shqiptare ka zbuluar se është nënshtruar një operacioni në gji.


“Ne shpesh i kushtojmë vëmendje vetëm punës dhe arritjeve profesionale, dhe harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha. Për fat të mirë, rezultatet e analizave kanë dalë mirë dhe nuk ka rezultuar diçka serioze. Megjithatë, më është dashur të bëj këtë operacion”, ka treguar Albina.

Ajo shton se kjo përvojë e ka mësuar të kujdeset më shumë për veten dhe shëndetin e saj: “Kjo eksperiencë më ka shërbyer si mësim i madh”.

“Tashmë i kryej rregullisht analizat dhe kontrollat e nevojshme”, tha ajo.

Rrëfimi i Albinës, i guximshëm dhe i sinqertë, është një kujtesë e rëndësishme për publikun mbi nevojën për të vlerësuar dhe përkujdesur shëndetin personal, pavarësisht ritmit të ngjeshur të jetës profesionale. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com