E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeAlbin Kurti eliminon Gjermaninë dhe Zvicrën, ia jep fluturimet Bullgarisë (VIDEO)

Albin Kurti eliminon Gjermaninë dhe Zvicrën, ia jep fluturimet Bullgarisë (VIDEO)

I thoshte vetes se është kritikuesi më i madh i krimit, ngritjes së monopolove e cdo dukurie të keqe të mbjellur sic thoshte ai nga pushtetet e kaluara, Albin Kurti, ka hyrë në vorgullën e njëjtë e po atyre që i kishte sulmuar.

Nga një degë në tjetrën, Kurti prej kerozinës doli te avio kompanitë që funksionin në Kosovë.

Por si e krijoi Kurti monopolin e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës?

Me të ardhur në pushtet, Albin Kurti, ia vendosi vetes obligim që t’ia rrëzonte të drejtën e fluturimit të pakufizuar për kompaninë gjermane, Eurowings, e drejtë kjo që njihet si dezignim, për shkak se ofron fluturime të pakufizuara mes shteteve për të cilën nënshkruhet një kontratë paraprake.

Për ta vënë në zbatim planin e tij, Albin Kurti, emëroi në krye të Autoritetit të Aviacionit Civil, një njeri të afërt me pushtetin.

Alban Ramabaja, i afërt i Sadri Ramabajës, mori pozitën e ushtruesit të detyrës në udhëheqjen e këtij institucioni në vjeshtën e 2023-ës, pasi Kurti shkarkoi nga pozita drejtorin paraprak Bujar Ejupin, i cili kishte kërkuar hapjen e tregut tokësor në aeroport.

Me të ardhur në këtë pozitë, më datë 30 janar të 2024-ës, Alban Ramabaja morri vendim që të revokojë autorizimin e lëshuar Eurowing-sit, për fluturimet e pakufizuara të trafikut ajror për dhe nga Zvicra. Kjo është parë si hakmarrje e Kurtit kundrejt Grenellit, për shkak se ky i fundit ishte iniciator për lidhjen e kësaj marrëveshjeje.

17 ditë më vonë, konkretisht më 16 shkurt të 2025-ës, cuditërisht, Autoriteti hap thirrjen publike për kompanitë që shprehin interesin për të fluturuar në drejtimin e njëjtë për ku e kishin larguar Eurowings-in.

6 ditë pasi hapën thirrjen, ata shfuqizuan thirrjen publike, kjo për shkak se, prishen marrëveshjen me Këshillin Federal të Zvicrës.

Më 21 qershor të 2024-ës, Liburn Aliu si një ndër lajmet më të mira për qytetarët e Kosovës, e kishte paraqitur edhe nisjen e fluturimeve të reja për në Zvicër, ku sic thoshte ai, për herë të parë, kjo po bëhej me cmime më të lira e më të volitshme.

Futja në treg e kompanisë bullgaro shqiptare, GP Aviation, nis hapin e parafundit për krijimin e monopolit, në fluturime.

Jo vetëm për dhe nga Zvicra por edhe në Gjermani.

Kjo pasi, hapi tjetër që Kurti bëri drejt monopolit ishte mos vazhdimi i licensës të kompanisë ChAir, për fluturimet drejt Gjermanisë, që rrjedhte si pasojë e marrëveshjes bilaterale mes Kosovës dhe Zvicrës, duke u thirrur në marrëveshjen për themelimin e hapësirës së përbashkët evropiane të aviacionit.

Kjo nënkuptonte që edhe kompanitë të cilat nuk ishin vendore, mund të merrnin licensa si të tilla bazuar në atë marrëveshje.

ChAir-it nuk iu vazhdua licensa për këto fluturime në dhjetorin e vitit të kaluar. Ani pse Gjykata Komerciale, shkalla e parë, kishte konstatuar se Autoriteti i Aviacionit Civil, po përpiqej të bënte monopol, për fluturimet në Zvicër, përmes GP Aviation, që më 27 maj të 2024-ës.

Kjo pasi jashtëligjshëm Autoriteti i dha këtë licensë GP-së, për tre vjet. Ligji i Avacionit Civil nuk e lejon një gjë të tillë.

Edhe pse GP Aviation mori monopolin për fluturimet në Zvicër, cmimi i biletave nuk u bë i lirë sic premtonte Liburn Aliu.

Ministri i Infrastrukturës, 10 ditë më parë, e ka publikuar një grafikon ku tenton ta mohon monopolin e krijuar nga shefi i tij, duke e paraqitur një situatë krejtësisht jo reale në lidhje me cmimet e biletave.

Në fotografi thuhet se çmimet janë ulur për 25 – 30 për qind. Të njëjtën gjë nuk e thonë platformat për blerjen e biletave online.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498