“Albin Kurti do të ndëshkojë këtë shtet dhe këta qytetarë të këtij vendi” – thotë Gashi (VIDEO)

Analisti politik Dibran Gashi

“Albin Kurti do të ndëshkojë këtë shtet dhe këta qytetarë të këtij vendi”, kështu është shprehur analisti politik Dibran Gashi.

Ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tregoi arsyet pse, sipas tij, kryeministri në detyrë po i ndëshkon qytetarët, duke e lidhur këtë me kërkesën që Kurti pati gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ku kishte kërkuar 500 mijë vota.

“Albin Kurti unë kam thënë që nga fillimi se ka me ndëshku këtë shtet dhe këta qytetarë të këtij vendi, pse s’ia kanë bërë 500K  siç i ka kërkuar. Ky tash është duke ndëshkuar, ky s’ka me i formu institucionet, sa të mundet ka me blloku deri sa t’i konvenojë këtij”, tha Gashi, transmeton Klankosova.tv.

The post “Albin Kurti do të ndëshkojë këtë shtet dhe këta qytetarë të këtij vendi” – thotë Gashi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.