E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeSportAlbert Bunjaku është trajner i ri i Kosovës U-19

Albert Bunjaku është trajner i ri i Kosovës U-19

Kombëtarja e Kosovës në futboll U-19, është bërë me trajner të ri.

Lajmi u bë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në vend të Adil Maliqit, është caktuar Albert Bunjaku.

“Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e ardhshme të futbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e federatës transmeton Klankosova.tv

Tutje në njoftimin e FFK-së, thuhet se pas përfundimit të karrierës si lojtar, Bunjaku iu përkushtua zanatit të trajnerit, duke ndërtuar karrierë te të rinjtë e FC Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane. Eksperienca e tij në futbollin gjerman do të jetë e rëndësishme për Kombëtaren U19 të Kosovës.

“Bunjaku, në shtabin e tij teknik, do ta ketë ndihmëstrajner bashkëlojtarin e dikurshëm te Kombëtarja e Kosovës, Anel Rashkajn, i cili po ashtu ushtron zanatin e trajnerit në ekipin BK Halmstad, në elitën e futbollit suedez”, thuhet ndër të tjera në njoftim transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498