Alban Skënderaj dhe Timo Flloko sjellin këngën e re “Aulona”

Alban Skënderaj dhe Timo Flloko sjellin këngën e re “Aulona”

Alban Skënderaj ka sjellë një tjetër projekt të ndjerë për publikun shqiptar, duke bashkuar forcat me njërin prej emrave më të respektuar të artit shqiptar, aktorin dhe poetin Timo Flloko.

Kënga më e re titullohet “Aulona” dhe është publikuar së fundmi në YouTube.


Ky bashkëpunim përfaqëson një ndërthurje të bukur mes brezave dhe formave të artit – poezia dhe muzika – që përplasen në mënyrë harmonike për të krijuar një këngë me shpirt, ndjeshmëri dhe mesazh.

Foto: YouTube

Teksti është shkruar nga vetë Skënderaj dhe Flloko, ndërsa muzika dhe melodia mbajnë vulën e Albanit, i cili edhe këtë herë sjell një interpretim të qetë, emocional dhe artistikisht të përpunuar.

Në këngë ndihet fryma poetike e Fllokos, që ndërthuret natyrshëm me stilin lirik dhe melodik të Skënderajt.

Pas publikimit të kësaj kënge, Albani po përgatitet për një prej eventeve më të rëndësishme të karrierës së tij – koncertin madhështor në Prishtinë, i cili do të mbahet më 4, 5 dhe 6 dhjetor.

Ky koncert pritet të jetë një spektakël i vërtetë emocionesh, ku artisti do të sjellë hitet e tij më të dashura për publikun, si dhe këngë të reja që do të shënojnë një kapitull të veçantë në rrugëtimin e tij artistik. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com