Qytetarët gjilanas veçse iu kanë kthyer angazhimeve të veta, pas një dite të gjatë të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, në këtë komunë prin i pari Alban Hyseni i VV-së me 49.79%, derisa pas tij Arbër Ismajli i LDK-së me 34.24%, e që sipas këtyre rezultateve, VV e LDK shkojnë në balotazh për Gjilanin, transmeton Klankosova.tv.
Gazetari i Klan Kosova, Herolind Ademi thotë se pjesëmarrja e qytetarëve në Gjilan ishte mbi 40 për qind.
Ndër të tjera ai shton se problemi kryesor në këtë komunë përgjatë ditës së zgjedhjeve, ishte ndërrimi i vendvotimeve të qytetarëve.
“Gjilanasit veçse janë zgjuar dhe kanë vazhduar me angazhimet e tyre ditore. Gjatë ditës së djeshme të zgjedhjeve, ku unë dhe kolegu im, Flamuri, kemi përcjellë procesin zgjedhor qysh nga hapja e vendvotimeve të para, nuk është shënuar ndonjë parregullsi apo ndonjë problem gjatë këtij procesi”, u shpreh Ademi.
The post Alban Hyseni prin në Gjilan, mund të shkojë në balotazh me Arbër Ismajlin e LDK-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.