Në një ceremoni festive të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit, hendbollisti i KH “Rahoveci” – Alban Haziri është shpallur Sportisti i Vitit 2024, njoftoi kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
Ceremonia u zhvillua në sallën e Kuvendit Komunal, ku u ndanë dhe çmime e mirënjohje për sportistët dhe klubet e suksesit për vitin 2024.
Pas Hazirit, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe trajnerëve dhe klubeve sportive të Rahovecit, të cilët kanë kontribuar në rritjen e nivelit të sportit në komunë dhe më tej.
Në një postim në Facebook, kryetari Latifi theksoi angazhimin e Komunës për të mbështetur dhe zhvilluar sportin, duke siguruar përkrahje për sportistët, klubet dhe trajnerët në të ardhmen.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>